Qeveria e Republikes se Kosoves eshte vene ne levizje pas helmimit te rreth 100 nxenesve ne nje shkolle te mesme te Fushe Kosoves.

Sipas ekzekutivit te Prishtines, gjendja e nxenesve nuk eshte e rende, por ata po qendrojne nen kujdesin e mjekeve.

“Ftojme te gjithe qe te permbahen nga perfundimet e nxituara qe mund te sjellin konfuzion dhe panik. Ne te njejten kohe, sigurojme qytetaret qe organet kompetente jane duke hetuar te gjitha shkaqet e helmimit te nxenesve dhe gjendja eshte nen kontroll te plote”, thuhet ne nje komunikate zyrtare te qeverise.

Top Channel