
Goditja me kepuce duket se eshte kthyer ne sportin me popullor. Pas ish presidentit amerikan, Xhorxh Bush kete radhe sulmin e vuan kreu i Fondit Monetar Nderkombetar, Domenik Straus Kahn ne Stamboll.
Drejtori i FMN-se ndodhej ne nje universitet ne Stamboll te Turqise ku po mbante nje fjalim lidhur me krizen financiare globale kur nje pjesemarres ne salle ka qelluar ne drejtim te tij kepucen, e cila fatmiresisht nuk ka qene ne shenje.
Incidenti ka shkaktuar protesta edhe te disa personave te tjere pjesemarres ne takim te cilet jane ngritur ne kembe duke bertitur “FMN po na vjedh parate tona, te largohet”.
Straus Kahn ndodhet ne Stamboll ne kuader te konferences se perbashket mes Bankes Boterore dhe Fondit Nderkombetar Monetar.
Top Channel