Maqedoni, asnje problem ne koalicionin qeveritar
01/10/2009 14:30
Perfaqesuesit e qeverise maqedonase kane mohuar ekzistencen e problemeve ne koalicion mes partise VMRO-DPMNE-se dhe BDI-se se Ali Ahmetit.
“Koalicioni qeveritar nuk eshte vene asnjehere ne pyetje, pavaresisht qendrimeve te ndryshme mbi enciklopedine”, ka deklaruar sekretari i pergjithshem i VMRO-DPMNE, Martin Protuger.
Ai ka theksuar se koalicioni funksionon ne menyre korrekte dhe se brenda tij jane zhvilluar bisedime per te gjitha ceshtjet e rendesishme.
“Te gjitha ceshtjet e hapura jane zgjidhur dhe deri tani nuk ka pasur asnje situate qe te cenoje relacionet. Eshte normale te kete probleme, por eshte me rendesi qe ato te zgjidhen permes bisedimeve”, ka theksuar Protuger.
Top Channel