Kina feston 60 vjetorin e Republikes

01/10/2009 10:05

Kina po feston sot 60 vjetorin qe kur Partia Komuniste erdhi ne pushtet. Kolona te gjata me tanqe, ushtare dhe raketahedhese po bejne nje parade ne kryeqytetin Pekin.

Presidenti Hu Jintao eshte shfaqur ne tribunen e ngritur ne sheshin Tienanmen, paraqitje kjo qe eshte cilesuar si nje prove per kontrollin e tij mbi ushtrine.

Jintao ishte ne shoqerine e paraardhesit te tij Jian Zemin, kryeministrit Wen Jiabao dhe lidere te tjere te hershem.

Pas nje pershendetjeje me 60 te shtena armesh, flamuri kinez u ngrit lart ne qendren e sheshit historik, ku lideri revolucionar Mao Zedong shpalli themelimin e Republikes Popullore te Kines me 1 tetor te vitit 1949.

Parada ushtarake, qe pritej te tregonte teknologjine e re te raketave, u pasua nga nje fjalim i presidentit Hu Jintao, i cili e vuri theksin tek progresi i Kines.

“Kina ka perpara nje te ardhme te shkelqyer. Ajo ka bere hapa te medhenj ne fushen e ekonomise dhe do te bashkoje te gjitha kulturat dhe etnite ne nje te vetme”, ka deklaruar Jintao nga i njejti vend ku Mao Zegong qendroi 60 vjet me pare.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA