
Mijera persona kane mbetur te bllokuar nen rrenoja dhe te pakten 13 te tjere kane humbur jeten pas termetit te fuqishem qe tronditi ishullin indonezian te Sumatres.
Epiqendra e lekundjes sizmike ishte rreth 50 kilometra larg bregut, ne afersi te qytetit te Padangut. Sipas informacioneve te autoriteteve lokale, termeti ka shkaterruar ndertesa te medha, hotele dhe ura.
Qendra e Paralajmerimit te Tsunamit ka bere te ditur se nuk ka pasur asnje alarm. Njoftimi vjen pasi ore me pare nje tsunami i shkaktuar nga nje termet ne Paqesorin Jugor vrau mbi 100 persona ne nje zinxhir ishujsh.
Deshmitaret nga qyteti i Padangut, popullsia e te cilit arrin ne 900 mije banore, tregojne se qytetaret kane dale nga shtepite e tyre.
Top Channel