Presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci e kane cilesuar si nje akt te shemtuar djegien e flamurit maqedonas ne stadiumin e Prishtines.

Ata kane shprehur gatishmerine e tyre per te vendosur marredhenie te mira me Maqedonine dhe te gjitha vendet fqinje.

“Kosova eshte nje vend qe reflekton ne menyren me te mire te mundshme per marredhenie te mira me fqinjet. Natyrisht qe eshte teper e paarsyeshme te ndodhe dicka qe eshte jashte rregullave te kodit te miresjelljes”, ka deklaruar Sejdiu.

Ne te njejten linje ka vijuar edhe kryeministri Thaci, i cili e ka cilesuar si nje prioritet vendosjen e marredhenieve diplomatike me vendet fqinje.

“Kosova eshte duke investuar ne marredheniet e shkelqyeshme me te gjitha vendet e rajonit”, ka pohuar Thaci.

Top Channel