Presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaci dhe Ministri i Shendetesise Alush Gashi moren pjese ne ceremonine e hapjes se Qendres per Diagnostifikimin e Gripit ne Institutin e Shendetit Publik.

Me kete rast, presidenti Sejdiu tha se inaugurimi i kesaj qendre eshte nje moment teper i rendesishem per shendetesine e Kosoves.

“Kjo qender eshte e para e ketij lloji ne rajon, e cila duhet te jete nje qender e rendesishme e komunikimit ndershteteror edhe me shtetet e tjera, ne menyre qe te arriturat me te mira dhe me te reja shkencore te aplikohen edhe ne teknologji, por edhe ne pjesen e diagnostikes ne sherbim te mire te qytetareve”, theksoi Sejdiu.

Top Channel