Obama, mbledhje per Afganistanin

30/09/2009 12:00

Presidenti amerikan Barak Obama zhvillon sot ne Shtepine e Bardhe nje mbledhje me keshilltaret e tij me te larte politike e ushtarake per te debatuar mbi te ardhmen e luftes ne Afganistan.

Ne kete mbledhje strategjike do te marrin pjese shefi i komandes qendrore David Pitreas, zevendespresidenti, sekretari i Mbrojtjes, sekretarja e Shtetit dhe i derguari i posacem i presidentit Obama per Afganistanin.

Komandanti i luftes, gjeneral Stenli mekristal qe eshte udheheqesi me i larte ushtarak amerikan ne Afganistan, do te marre pjese ne mbledhje nepermjet lidhjes direkte me video. Administrata Obama ka rishqyrtuar prej javesh strategjine e luftes ne Afganistan ne perpjekje per te gjetur nje menyre te re per zgjidhjen e konfliktit.
 
Gjeneral Mekristal ka kerkuar trupa shtese per te luftuar kryengritesit talebane te mbeshtetur nga terroristet e al Kaides. Mbledhja e administrates Obama vjen nje dite pas vizites se shefit te NATO-s ne Washington.

Top Channel