Kryesia e Akademise se Shkencave dhe Arteve ne Maqedoni ka vendosur sot te terheqe nga shitja enciklopedine e re maqedonase, e cila do t’iu nenshtrohet korrigjimeve.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave kryesia e ASHAM i ka kerkuar redaksise qe hartoi enciklopedine, qe te rregulloje pjeset kushtuar popullit shqiptar, marredhenieve me te, si dhe pjeset ku shkruhej se oficere amerikane dhe britanike kane stervitur UCK-ne.

Gjithashtu, kryesia i ka kerkuar akademise qe ndryshimet te behen ne konsultim me studiues maqedonas dhe studiues te etnive te ndryshme qe jetojne ne vendin fqinj.

Top Channel