Kosova eshte vendi i pare ne Ballkan, qytetaret e te cilit mbeshtesin me shume anetaresimin ne Bashkimin Evropian.

Keshtu thote nje sondazh i zhvilluar nga kompania Gallup Balkan Monitor, sipas te cilit integrimin ne strukturat evropiane e mbeshtesin 89% e qytetareve te Kosoves.

Sipas anketes, ne vendet e tjera te rajonit mbeshtetja ndaj integrimit ne BE, qe konsiderohet si prioriteti kryesor i qeverive, ka pesuar renie.

Keshtu, ne Kroaci anetaresimi ne BE mbeshtetet vetem nga 29 per qind e popullsise. Ndersa ne vendet e tjera shifra ne fjale eshte: ne Shqiperi 83 per qind, Maqedoni 66%, ne Serbi 58% dhe ne Bosnje 57%.

Top Channel