Tre dite para votimeve ne Greqi, kryetari i partise se ekstremit te djathte Laos, foli perpara gazetareve per akset e pergjithshme te politikes se tij.

Jorgos Karaxaferis akuzoi qeverine e Karamanlis per nje sere skandalesh ekonomike dhe politike qe tronditen vendin. “Jane disa skandale qe kane mbetur pa pergjigje”, theksoi Karaxaferis.

Skandali i Siemens, ai i kembimit te pronave shteterore, dhenia e koncesioneve te dyshimta, por edhe situata dramatike e ekonomise greke ishte ne fokus te kritikave te Karaxaferit per kryeministrin.

“Une mendoj se kjo situate nuk mund te vazhdoje keshtu. Ekonomia po vazhdon te bjere cdo dite. Karamanlis dhe Papandreu jane ne ujdi per t’i kaluar njeri-tjetrit pushtetin per shkaqe qe ata dijne. Karamanlis nuk reagoi per mbylljen e kompanive me te medha te sigurimeve, po falimentojne kantjerin e prodhimit te anijeve, mijera te pa pune, ceqet e zbuluara po bejne kerdine ne treg, ndersa miliona euro te Bashkimit Europian mbeten pa terhequr per mungese te projekteve. Ekonomia jone ka nevoje per politka te reja dhe siguri”, ka deklaruar Karaxaferi.

Nuk mbeti pa kritikuar edhe lideri i opozites dhe kandidati i mundshem per kryeministrer, Jorgos Papandreu. Karaxaferis akuzoi liderin e opozites per qendrime te buta ndaj Turqise, por edhe per nje sere ceshtjesh kombetare.

“Ai ka deklaruar se eshte i gatshem te leshoje pjese te territorit te vendit me kusht qe turqit ta lene rehat dhe te mos ushtrojne presion ne Egje. Cfare do te behet me emigrantet, cfare do te behet me ekonomine, lideri i Pasok nuk pergjigjet. Qipro vazhdon te jete e ndare. Ka qene pikerisht Papandreu qe pranoi planin Anan per ribashkimin e ishullit. Ky plan e dime te gjithe se ishte anti-kombetar. Por edhe per ekonomine, Pasok nuk ka program te qarte zhvillimi. Si do behet me papunesine, me deficitin, me borxhin e jashtem dhe mbi te gjitha me korrupsionin? Kush do ta luftoje, ata qe bene korrupsionin pjese te jeteses ne kete vend?”, ka pohuar Karaxaferis.

Kreu i Laos ka folur edhe per emigrancionin, lidhur me te cilin tha se gjysma e emigranteve ne Greqi jane eksponente te krimit.

Karaxaferis ka kerkuar nderhyrjen e Frontex, te cilen e ka cilesuar si thelbesore per te parandaluar edhe epersine e Turqise.

“Kemi gati dy milione emigrante ne Greqi. Nuk mund te vazhdoje keshtu. Gjate ketyre 10 viteve te fundit, gati 1 milion emigrante jane arrestuar ose ndaluar prej organeve te rendit ne vend. Ne nuk akuzojme askend, por duhet bere dicka per kete situate. Duhet t’iu themi europianeve se ishujt tane jane pjese e kufirit europian dhe si rrjedhoje do te duhet qe ata te vijne te ruajne kufijte tane. Te patrullojne me helikopteret e Frontex. Kjo do te parandaloje problemet dhe do te ule ndjeshem garen e armatimeve midis Athines dhe Ankarase”, ka nenvizuar Karaxaferis.

Me tej politikani ekstremist ka folur edhe per ceshtjen e Vorio Epirit, duke u shprehur se i takon Greqise.

“Nga ana tjeter, duhet te kerkojme ato qe jane tonat. Une kam pasur idhull etnarkun kombetar Elefterios Venizellos, qe i dha vendit formen e sotme. E kam lexuar me kujdes dhe jam dakord me te per ceshtjet kombetare. Kur them qe duhet te kerkojme, kam parasysh qe kerkesat duhet te jene politike, ekonomike dhe kulturore. Mendoj se Epiri eshte nje dhe i pa ndare. Po, dua lirine e Vorio Epirit, te Qipros Veriore dhe gjithe tokat tona qe kemi humbur”, ka shtuar Karaxaferis.

Ne vazhdim, Jorgos Karaxaferis u shpreh i bindur per rritjen e perqindjes se partise se tij te djelen e ardhshme.

Top Channel