Gjyqtaret e EULEX-it kane mirepritur themelimin e Keshillit Gjyqesor te Republikes se Kosoves te cilin e konsiderojne te jete nje zhvillim i rendesishem drejt garantimit te pavaresise, paanshmerise dhe profesionalizmit te Gjyqesorit te Kosoves.

Ne seancen e pare te mbajtur pas themelimit te Keshillit Gjyqesor te Kosoves, Asambleja e Gjykatesve te EULEX-it miratoi nje mesazh drejtuar anetareve te KGJK-se.

“Gjyqtaret e EULEX-it shprehin mbeshtetjen e tyre te plote dhe te pakushtezuar per punen e KGjK-se dhe gatishmerine per bashkepunim me anetaret e KGJK-se ne arritjen e synimeve te perbashketa te Gjyqtareve te EULEX-it dhe te KGJK-se – te permiresojne dhe forcojne e Gjyqesorin e Kosoves dhe ta bejne ate shume-etnik, te paanshem dhe te lire nga nderhyrjet politike”, thuhet ne porosi.

Top Channel