Nje gjeneral i forcave te Bashkimit Evropian thote se nuk eshte koha per te pakesuar numrin e trupave te Misionit Evropian ne Bosnje, duke e cilesuar gjendjen politike ne Bosnje si shume te tensionuar.

Sipas Telegraf, gjate nje takimi te ministrave te Mbrojtjes ne Suedi, gjenerali francez Henri Bentegeat tha se gjendja e sigurise ne Bosnje eshte e qendrueshme, por shtoi se serbet, kroatet dhe myslimanet nuk pranojne te bashkepunojne me njeri-tjetrin.

Misioni i Bashkimit Evropian ne Bosnje filloi 5 vjet me pare me 7 mije trupa. Sot numri i kesaj force ka arritur ne 2 mije.

Top Channel