
Ne vijim te fjales se tij ne emisionin Shqip ne Top Channel, ish ambasadori shqiptar ne Greqi, Bashkim Zeneli shprehet se te dyja partite nuk kane ndryshime thelbesore ne politikat e tyre per emigrantet.
“Nuk ka dallime thelbesore ne politikat ndaj emigranteve ne linjat e dy partive kryesore ne Greqi. PASOK-u ka qene me afer emigranteve, i ka aktivizuar ne grupe pune, mbeshtetes e shume veprimtari te tjera. Kjo ka qene ne interes te shqiptareve dhe vete PASOK-ut. Papandreu ka premtuar per te zgjidhur me shpejt ceshtjen e shtetesise ne menyre te vecante te femijebe qe lindin ne Greqi”, eshte shprehur Zeneli.
Me tej ish kreu i trupit diplomatik shqiptar ne Athine ka kerkuar nga politika greke njohjen e sigurimeve shoqerore te emigranteve shqiptare qe jetojne dhe punojne ne token helene, dhe se politika e jashtme greke eshte e standartizuar dhe pa ndryshime ndaj fqinjeve.
“Politika greke duhet te zgjidhe te drejten per sigurimet shoqerore. Ka patur zvarritje ne kete drejtim dhe deri me tani nuk eshte bere asgje. Shqiptaret duhet te dine te kerkojne ate qe eshte konkrete. Politikat jane te standartizuara, politikat per rajonin jane thuajse te njejta une nuk mendoj qe do te kete ndryshime”, deklaroi ish ambasadori Zeneli.
Nderkaq kryetari i PBDNJ-se, perfaqesuese e minoritetit grek ne Shqiperi, Vangjel Dule deklaroi se Papandreu ne rast se do te shpallej fitues ne zgjedhjet e 4 nentorit mund te jete njekohesisht kryeminister dhe minister i Jashtem.
“Papandreu ka nje dobesi ne lidhje me politiken e jashtme dhe qarkullojne zera qe ai mund te jete njekohesisht kryeminister dhe minister i jashtem”, u shpreh Dule.
Top Channel