
Rindizet konflikti ndermjet pushtetit qendror dhe atij lokal.(UPDATE)
Kryetari i bashkise se Tiranes njekohesisht kryetari i Partise Socialiste ka akuzuar direkt kryeministrin Berisha se po mbush arken e boshatisur te buxhetit te shtetit duke zbrazur ate te pushteteve lokale.
Rama i ka kerkuar kryeministrit te distancohet nga sulmi qe po i ben financave lokale pasi ne rast te kundert do te ndeshe rezistence te forte duke shkaktuar keshtu te tjera kriza.
“Eshte e patolerueshme qe ky njeri i paafte te zhbeje ate qe eshte ndertuar ne gjithe keto vite dhe te zbrase arkat e pushteteve vendore per te mbushur ate qe nuk mbushet dot, ne gropen e zeze te buxhetit te shtetit”, u shpreh Rama.
Keto akuza Rama i leshoi gjate inspektimit te punimeve per rivitalizimin e Parkut Kombetar ne Tirane.
Top Channel