Agjencia e OKB-se per te drejtat e njeriut po perpiqet te organizoje nje seance per te raportuar mbi operacionin e Izraelit ne Gaza 8 muaj me pare.

Nisma ne fjale shihet si nje test per angazhimin e SHBA ne Keshillin per te Drejtat e Njeriut, qe u shmang nga presidenti i meparshem George W. Bush.

Shtetet e Bashkuara, qe jane nje aleat i forte i Izraelit, kane kritikuar elemente te raportit.

Dokumenti, i perkrahur nga grupet qe luftojne per te drejtat e njeriut, akuzon si Izraelin ashtu edhe militantet palestineze per krime lufte.

Keshilli per te Drejtat e Njeriut u themelua tre vjet me pare pas kritikave te bera ndaj grupit paraardhes se kishte mbyllur syte ndaj shume rasteve te abuzimit te te drejtave te njeriut.

Administrata Bush nuk mori pjese ne kete strukture, por administrata Obama zgjodhi te zinte vendin e saj.

Top Channel