Kuvendi komunal i Prizrenit do te propozoje shpalljen qytetar nderi te kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Lajmin e ben te ditur e perditshmja kosovare “Koha Ditore”, sipas te cilave kjo nisme do te ndermerret pas kerkeses se bere nga kryeministri Hashim Thaci.

Sipas burimit, ceshtja ne fjale do te jete ne rend te dites te Kuvendit komunal diten e merkure, nderkohe qe zyrtarizimi pritet te behet gjate vizites qe kryeministri Berisha do te zhvilloje se shpejti ne Kosove.

Vizita ne fjale do te zhvillohet me kerkese te kryeministrit kosovar Hashim Thaci, shton me tej burimi.

Top Channel