Ish-shefi i misionit verifikues te OSBE-se ne Kosove, William Walker, eshte nisur drejt El-Salvadorit per te zhbllokuar procesin e njohjes se Kosoves.

Ky vend qysh ne prill te ketij viti kishte deklaruar se do ta njihte pavaresine e Kosoves, sapo te behej inaugurimi i presidentit te ri me 1 qershor, po ky vendim eshte bllokuar per shkak te protestimit nga Serbia.

“Nje delegacion i Serbise ka shkuar ne El Salvador menjehere te nesermen kur une dhe zoti Behxhet Pacolli e kemi perfunduar turneun lobues ne kete vend. Ata kane bere presion te qeveria salvadoriane qe te mos e njohe Kosoven, megjithate une do te shkoj dhe do ta zhbllokoj kete pune’, ka thene Walker per te perditshmen “Lajm” para nisjes drejt ketij shteti.

Top Channel