Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci e ka vleresuar me nota pozitive aktivitetin diplomatik te kryer nga presidenti Sejdiu dhe ministri Hyseni ne Nju Jork.

Thaci ka deklaruar se shume shpejt, fale lobimit qe iu be njohjes se pavaresise ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, do te kete njohje te reja.

“Ka qene nje lobim shume i fuqishem nga presidenti dhe ministri i Jashtem. Takimet e tyre me lidershipin boteror do te kontribuojne drejtperdrejt ne avancimin e procesit te njohjes se pavaresise”, ka deklaruar Thaci.

Por partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves e ka kritikuar aktivitetin diplomatik te Sejdiut dhe Hysenit, duke e cilesuar ate si shume pasiv.

Top Channel