Teral: Serbia s’lufton grupet ekstremiste

28/09/2009 16:00

Ambasadori francez ne Beograd, Fransua Teral eshte shprehur i shokuar nga leshimet qe shteti serb u ben grupeve ekstremiste.

“Jam i shokuar me leshimet qe i behen kesaj dukurie dhe sidomos nga deklaratat qe hedhin poshte mundesine per shperberjen e ketyre grupeve”, ka deklaruar Teral.

Me tej diplomati ka folur edhe per dhunen e ushtruar ndaj tre tifozeve franceze ne Beograd disa dite me pare, njeri prej te cileve vazhdon te jete ne gjendje kritike per jeten.

“Te gjithe fajtoret per kete ngjarje duhet te marrin denimin e merituar. Sulmi ndaj tifozeve franceze ka qene i paramenduar”, ka shtuar Teral.

Top Channel