Gripi i derrit, panik ne shkolla

28/09/2009 09:25

Shfaqja e disa rasteve me gripin e derrit ne radhet e nxenesve te dy shkollave te mesme ne Athine ka detyruar organet greke te marrin masat e parashikuara per keto raste, pra te mbyllin disa klasa te ketyre shkollave per disa dite.

Sipas nje deklarate te Ministrise se Shendetesise te pakten 9 nxenes te shkolles se mesme ne nje lagje ne Athine dhe mbi 13 ne shkollen e mesme ne lagjen Melisia kane rezultuar te prekur me virusin A/H1N1.

Keshtu pas vendimit te Qendres Kombetare per perballimin e gripit dhe miratimit nga prefektura e Athines eshte vendosur qe disa prej klasave te ketyre shkollave te mbyllen per 5 dite deri ne nje urdher te dyte.

Por frika e shkaktuar nga perhapja e virusit te gripit ,ka bere qe edhe nxenesit e tjere te mos vijne ne shkolle, ndersa prinderit e tyre te protestojne duke kerkuar mbylljen e te gjithe klasave ne menyre qe te mos kete perhapje masive. Zhvillime te metejshme per kete ceshtje pritet ne oret e ardhshme .

Top Channel