E alarmuar eshte policia greke pas zbulimit te nje baze terroriste ne Athine dhe arrestimit te disa personave anetare te grupit terrorist Sekti revolucionar.

Sipas prestigjiozes te se dieles “To Vima” organet greke te Rendit kane shprehur friken e ndonje sulmi terrorist pikerisht disa dite para zgjedhjeve te parakoheshme parlamentare ne vend.

Titullare te larte te policise deshmojne se kane pasur te dhena per 5 apo 6 persona te moshave nga 20 deri ne 35 vjec, te cilet benin pjese ne grupin terroist Sekti revolucionar shume jave para zbulimit te bazes terroriste ne lagjen Halandri te Aathines.

Vemendja e tyre tashme eshte tek nje i ri 25-vjecar per te cilin eshte dhene urdher arresti dhe po kerkohet ne zonat e jashte Athines.

Ministria e Brendshme greke disponon tashme nje sere te dhenash, biseda telefonike dhe hollesi per perberjen e ketyre grupeve, nderlidhjet dhe veprimtarine e tyre terroriste.

Burime prane kesaj ministri deshmojne se prej asgjesimit te grupeve terroriste 17 Nentori dhe Ela ne vitet 2002 dhe 2003 te gjitha organizatat e tjera terroiste qe u shfaqen me pas deri me sot kane kryer mbi 150 sulme. Keto organizata kane ne perberjen e tyre skuadrat  vepruese ne te cilat marrin pjese te rinj qe vijne nga rradhet e anarkisteve dhe qe udhehiqen nga lidere dhe stratege te luftes guerrile.

Friken e organeve greke per sulme te reja te mundshme para zgjedhjeve e perforcoi dhe fakti se ne oret e pasdites te se dieles pas nje telefonate tek sherbimi antiterrorist u zbuluan ne bregdetin shkembor te Vuliagmenit ne Athine 4 bomba dore,predha,raketahedhese dhe nje sasi e madhe fishekesh. Gjithe municioni eshte cuar ne laboratoret e kriminalistikes dhe vleresohet se ka lidhje me veprimtarine terroriste ne vend.

Top Channel