Enciklopedia, BDI terhiqet nga protesta
28/09/2009 16:10
Partia Bashkimi Demokratik per Integrim eshte terhequr nga pjesemarrja ne protesten qe do te organizohet me 1 tetor ne Shkup kunder enciklopedise se re te Maqedonise.
Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, te cilat theksojne se motivet e kesaj terheqjeje nuk jane publikuar nga partia e Ali Ahmetit, pjese e koalicionit qeveritar.
Protesta eshte organizuar nga partia Bashkimi Demokratik Kombetar, drejtuesit e te ciles kane kerkuar pjesemarrje edhe nga Tirana dhe Prishtina, pasi enciklopedia ofendon ne teresi kombin shqiptar.
Protesta do te nise ne oren 14:00 ne disa rruge te Shkupit dhe me pas manifestuesit do te mblidhen para selise se qeverise.
Top Channel