Dule: Greqia, ne konflikt per ekonomine

28/09/2009 21:40

Kryetari i PBDNJ-se, Vangjel Dule ka vleresuar se ekonomia ka qene shkaku kryesor qe coi kryeministrin grek Kostas Karamanlis qe te shpalle zgjedhjet e parakohshme.

“Zoti Karamanlis shpalli zgjedhjet e parakohshme ne 2007, duke shfrytezuar avantazhin e te qenit i pari ne sondazhe. Karamanlis ruante avantazhin edhe nje vit me pas. Gjithcka filloi te ndryshoje vjet, ne ekspoziten e Selanikut, ku kryetaret e partive shpalosen planin e tyre ekonomike, qe eshte pika kryesore”, ka deklaruar Dule.

Por sipas tij, pervec ekonomise ka pasur edhe shkaqe te tjera, si disa raste korrupsioni ne radhet e qeverise greke.

“Kane qene edhe disa ceshtje te tjera si korrupsioni ne radhet e qeverise. Karamanlis mbeshteti ministrin e vet, qe kishte perfituar nga nje kompani “offshore” dhe kjo ishte nje bumerang”, ka pohuar Dule.

Ai ka nenvizuar se Karamanlis ka marre nje vendim te guximshem, duke shtuar se vemendje ai i kushton rimekembjes se ekonomise.

“Zoti Karamanlis ka marre nje vendim te guximshem, ne interes te vendit. Kerkohen masa drastike dhe te forta. Ne nuk e injorojme krizen globale, por ne do te zbatojme politika per t’iu ardhur ne ndihme shtresave ne nevoje, ka deklaruar Karamanlis. Dhe kjo eshte pika kryesore”, ka shtuar Dule.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB