Barrot: Krimi rrezikon integrimin e rajonit

28/09/2009 14:05

Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, Jacques Barrot deklaron ne nje konference qe po zhvillohet ne Beograd, se krimi i organizuar nuk eshte çeshtje qe ka te beje vetem me Ballkanin.

Barrot, sipas Telegraf, eshte i mendimit se ne vendet e Evropes Juglindore, ky fenomen ka peshe te veçante, sepse ve ne pikepyetje stabilitetin e kesaj pjese te Evropes dhe procesin e integrimi te saj ne BE.

Sipas zyrtarit te larte gjate fjales se tij ne konferencen “Perballja me sfidat e krimit te organizuar dhe veprat e renda penale ne territorin e Ballkanit Perendimor“, ne Beograd, permes territorit te Ballkanit cdo vit kontrabandohen rreth 100 tone heroine, ne vlere prej 416 milione eurosh.

Ne konference marrin pjese perfaqesuesit e larte te policive, gjyqesive dhe prokurorive te 16 vendeve te rajonit dhe me gjere, ndersa nuk jane te pranishem perfaqesues nga Shqiperia dhe Kosova.

Top Channel