Për herë të parë Marta Kos do të vizitojë Kosovën, Komisionarja evropiane për Zgjerim mbërrin më 15 maj në Prishtinë
Pas arrestimit te dy pjesetareve serbe te Policise se Kosoves nga Eulex-i nen dyshimin se kane kryer krime lufte ne vitet 98-99, Ministria e Puneve te Brendshme fajeson Adminstraten e Unmik-ut per rekrutim dhe verifikim jo adekuat te se kaluares se njerezve qe ka futur ne radhet e Sherbimit Policor te Kosoves ne vitin 1999.
I pyetur nese mekanizmat pergjegjes kane filluar te riverifikojne te kaluaren e tyre, keshilltari politik ne Ministrine e Puneve te Brendshme, Fisnik Rexhepi tha se kjo eshte nje pune qe behet ne vazhdimesi me ndihmen edhe te qytetareve te cilet duhet t’i shprehin shqetesimet e tyre.
Te dhenat zyrtare nga Policia e Kosoves flasin per rreth 500 pjesetare policore te cilet jane larguar nga detyra per shkelje te ndryshme diciplinore dhe per perfshirje ne vepra te renda penale. Policia e Kosoves ka rreth 700 pjesetare te komunitetit serb ne radhet e veta.
Top Channel