“Polanski”, Franca dhe Polonia kerkojne lirimin

27/09/2009 14:55

Ministri i Jashtem polak dhe ai francez kane kerkuar nga autoritetet zviceriane lirimin e regjizorit Roman Polanski.

Lajmi behet publik nga vete ministri i Jashtem polak, Radoslav Sirkoski i cili ka nenvizuar se bashkerisht me kolegun e tij francez, Bernard Kushner i jane drejtuar Sekretares amerikane te Shtetit, Hillari Klinton duke i kerkuar asaj depozitimin e nje kerkese lirimi nga Uashingtoni autoriteteve helvete.

Kerkesa per lirimin e regjizorit te famshem eshte mbeshtetur edhe nga mjaft kineaste polake e franceze.

Roman Polanski regjizor i disa filmave fitues i shume cmimeve kinematografike u arrestua ne Zvicer ne baze te nje urdherndalimi te nxjerre nga nje gjykate amerikane ne vitin 1978 nen akuzen e “kryerjes se marredhenieve seksuale me te mitur”.

Top Channel