Gates: Guantanamo veshtire te mbyllet ne janar
27/09/2009 14:55
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates eshte shprehur se mbyllja e burgut famekeq te Guantanamos eshte e veshtire te kryhet sipas planit te parashikuar.
“Do te jete mjaft e veshtire te respektohet data e mbylljes se burgut te Guantanamos”, eshte shprehur Gates.
Presidenti amerikan deshiron qe brenda dates 22 janar te vitit tjeter Guantanamo te mos ekzistoje. Ne kete burg jane te denuar edhe 223 persona.
Top Channel