Serbia ka propozuar mbajtjen e nje samiti mes 120 vendeve te botes qe nuk jane perfshire ne samitin e vendeve te G20 qe u mbajt ne dy ditet e fundit ne Pitsburg.

Presidenti serb Boris Tadic ka ftuar anetaret e se ashtuquajtures Levizja e te Painkuadruarve, qe te mblidhen ne Beograd.

Nje samit i tille u mbajt ne vitin 1961 ne kryeqytetin serb, kur vendi ishte pjese e Federates Jugosllave, te udhehequr nga marshalli Josip Broz Tito.

Levizja e te Painkuadruarve u kritikua nga Shtetet e Bashkuara, pasi ne te u kritikuan veprimet e Uashingtonit dhe u shpreh mbeshtetja ndaj vendeve komuniste si Irani, Kuba, etj.

Top Channel