Presidenti i Serbise, Boris Tadic u ka drejtuar apelin e tij vendeve anetare te OKB-se qe nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves, qe te mos e ndermarrin kete nisme.

Gjate fjalimit te tij, Tadic ka theksuar nder te tjera se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise, e cila do te shqyrtoje legjitimitetin e pavaresise, duhet te punoje e qete dhe pa presione, sic mund te jene njohjet e reja te Kosoves.

“Iu bej apel te gjitha shteteve anetare qe te respektojne faktin se GJND duhet te mbetet e angazhuar ne menyre aktive lidhur me kete ceshtje. Diskutimet e saj nuk duhet te paragjykohen dhe puna e saj nuk duhet te pengohet”, ka pohuar Tadic.

Top Channel