Nju Jork, Gedafi takim me te aferm te “Lokerbise”

26/09/2009 02:50

Gjate vizites se tij ne Nju Jork me rastin e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, lideri i Libise, Muamar Gedafi eshte takuar edhe me te aferm te viktimave te atentatit te Lokerbise.

Lisa Gibson, nje avokate ne Nju Jork e cila ne  bordin e avionit qe shpertheu mbi Lokerbi ne vitin 1988 humbi vellane e saj, u shpreh se kishte kerkuar takim me Gedafin per t’i treguar atij qe ka njerez qe ne ate shperthim kane humbur te dashurit e tyre, si dhe per t’i uruar mireseardhjen ne Amerike.

Muamar Gedafi dhe autoritetet e Libise u kritikuan nga perendimi dhe sidomos nga SHBA pas pritjes prej heroi te Abdelbaset al Megrahi, te vetmit te denuar per tragjedine, pas lirimit te tij prej drejtesise skoceze per arsye humanitare pasi ai vuante nga nje kancer vdekjeprures.

Top Channel