Lezhe, bizneset pa energji
26/09/2009 10:25
Mbi 15 ndermarrje private, disa shoqeri aksionere dhe qindra familjare kane ngelur pa energji elektrike. OSSH ka nderprere furnizimin per shkak te faturave te papaguara ndaj shoqerise tashme te privatizuar.
Drejtuesit lokale te kesaj kompanie ne Lezhe thone se keto jane rezultatet e dites se pare te aksionit.
Aksioni ka nisur ne zonen e Shengjinit ku jane bere edhe prerjet e para te lidhjeve te subjekteve qe nuk paguajne.
Rikthimi i energjise do te behet vetem pas pagimit te faturave te prapambetura.
Top Channel