Vetem disa dite ndajne rreth 9.835.000 votues greke nga dita e 4 tetorit, kur ata do te shkojne drejt kutive te votimit per te zgjedhur perfaqesuesit e 23 partive ne parlamentin e vendit dhe termometri politik eshte cdo dite ne rritje.

Vendimin per shpalljen e ketyre zgjedhjeve te parakohshme kryeministri Karamanlis e ka justifikuar me gjendjen ekonomike në vend, që sa vjen e po keqësohet dhe si shkak të dytë ka treguar “shantazhin politik” të socialisteve në opozitë persa i perket zgjedhjes se presidentit te Republikes në mars të 2010 meqenëse kandidatura e Karolo Papuliasit i propozuar nga konservatoret nuk do te perkrahej nga socialistet.

“PASOK-u nuk guxon te thote asgje konkrete, por shperndan premtime jorealiste. Ndaj edhe pyes se kush mund ta lere vendin te hyje ne labirinthin e pasigurise”, u shpreh Kostas
Karamanlis, kryeminister i Greqise.

Pikerisht ekonomia e vendit dhe masat qe duhen marre per daljen e vendit nga recensioni kane qene ne epiqender te fushates elektorale te dy partive kryesore ,rivale per pushtet Demokracise se Re dhe Levizjes Socialiste Panhelene, PASOK.

“Nuk mund te tatohet puna me shume se kapitali.Ne flasim per nje rindarje te pasurise,flasim per zhvillim,flasim per nje injeksion ne ekonomi ne menyre qe te shkojme perpara.Flasim per nje filozofi krejtesisht te ndryshme”, thote Georgios Papandreu, kreu i PASOK.

Pervec programit ekonomik dy partite e medha kane pikpamje te kunderta ne disa aspekte te politikes se Jashtme, ne reformat ne sektore te ndryshem te vendit dhe ne menyren e qeverisjes dhe administrimit te shtetit. Pike e perbashket eshte qendrimi i njejte ne ceshtjen e emrit te Maqedonise.

Ne garen elektorale per marrjen e sa me shume vendeve ne parlament jane edhe komunistet greke qe prej vitesh perqendrojne rreth 7% te numrit te votave ne zgjedhje dhe renditen si force e trete politike ne vend. Pritet qe ne keto zgjedhje, ashtu si edhe dy muaj me pare ne zgjedhjet per parlamentin europian, te rrisin fuqine e tyre ultranacionalistet greke ,partia Alarmi Ortodosk Popullor,ndersa po japin nje beteje per mbijetese per te siguruar 3% te votave te duhura per te hyre ne parlament , partite e vogla te se majtes te mbledhura ne bllokun Aleanca Radikale SYRIZA.

Vlen te permendim se per here te pare votojne ne Greqi rreth 24.000 shqiptare minoritare te cilet kane marre nenshtetesine greke vitet e fundit dhe paralelisht edhe te drejten e votimit. Madje socialistet, konservatoret dhe partia ultranacionaliste kane secila ne listat e tyre nga dy kandidate per deputete minoritare shqiptare te cilet jetojne e punojne ne Greqi.

Top Channel