Irani: Impianti i ri, i hapur per inspektoret

26/09/2009 10:25

Presidenti iranian ka deklaruar se impianti i ri berthamor i zbuluar ne Iran eshte i hapur per inspektoret e Kombeve te Bashkuara.

Mahmoud Ahmadinejad ka insistuar se impianti, i cili mendohej se ishte ne ndertim e siper ne qytetin e shenjte te Komit, eshte ngritur ne baze te rregullave te OKB-se.

Lideret nga SHBA, Britania dhe Franca kane akuzuar Teheranin per ndertimin e nje centrali te ri per pasurimin e uraniumit ne sheklje te parimeve te OKB-se.

Ata ngriten hipotezen per sanksione te reja dhe te ashpra ndaj Iranit, nese ai nuk do te bashkepunoje plotesisht me fuqite globale.

Gjithesesi, ne nje konference per shtyp te mbajtur ne Nju Jork, presidenti Ahmadinejad i hodhi poshte te gjitha kritikat e Perendimit.

“Ata lidere qe jane ankuar per centralin kane bere nje gabim te madh dhe per kete do te pendohen”, ka deklaruar Ahmadinejad.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA