Perleshje midis policise dhe nje grupi anarkistesh u shenua ne lagjen Eksarqia te Athines.

Sipas policise greke, ngjarja ndodhi pak minuta pas ores 20 te mbremjes ne rrugen “Ipokratus” te kryeqytetit helen.

Anarkistet hodhen gure dhe bomba molotov ne drejtim te zyrave te partise se opozites, Pasok, duke djegur plotesisht nje furgon televiziv.

Prej flakeve u demtuan edhe dy motorra qe ishin te parkuar jashte zyrave te kesaj partie. Policia thote se godina e Pasok u boshatis brenda pak minutash dhe per fat te mire nuk pati deme ne njerez.

Ndonese policia nderhyri menjehere, nuk mundi te pengoje grupet e te rinjve, te cilet ne vazhdim u drejtuan per ne brendesi te lagjies Eksarqia, ku edhe u shperndane.

Ngjarje te njejta ndodhen edhe nje nate me pare ne kete zone. Burime policore thane per Top Channel se rremuja e diteve te fundit eshte reagim i grupeve anarkiste ndaj arrestimit tre diteve me pare te disa te rinjve dhe shpalljes ne kerkim te tete te tjereve, midis tyre edhe shqiptari Damaino Bollano, nen akuzen e terrorizmit. Akti ndaj zyrave te Pasok u denua prej te gjitha forcave politike ne vend.

Top Channel