Komandanti i ri i trupave te KFOR-it ne Kosove, gjenerali gjerman Markus Bentler, u ka bere thirrje qytetareve te vendit qe te mos shqetesohen nga reduktimi i trupave paqeruajtese.

Bentler ka theksuar se terheqja e nderkombetareve do te behet gradualisht, bazuar ne situaten e permiresuar te sigurise ne shtetin e ri.

“Mund te themi se ne Kosove situata eshte e qete. Kete e them sepse sapo kam udhetuar ne zona te ndryshme te vendit dhe kam konstatuar se ne pergjithesi situata eshte e sigurte”, ka deklaruar Bentler.

Megjithate, gjenerali ka paralajmeruar se shteti i ri ka ende shume sfida perpara, pasi sipas tij plaget e luftes jane ende te fresketa.

“Ka vetem 10 vjet qe ka mbaruar lufta dhe kujtimi tek njerezit eshte ende i fresket. Gjithashtu, shqetesuese mbeten edhe disa ceshtje politike qe kerkojne zgjidhje”, ka shtuar Bentler.

Top Channel