Vizat, Serbia i dorezon raportin KE-se

25/09/2009 21:55

Serbia i dorezoi sot Komisionit Evropian raportin per permbushjen e kushteve per pezullimin e vizave per qytetaret e Serbise nga 1 janari i vitit 2010.

KE do ta shqyrtoje raportin dhe do te prononcohet kur do te marre vendimin per masat dhe kushtet qe duhet t’i plotesojne autoritetet ne Beograd.

Ministrat e Drejtesise dhe Puneve te Brendshme te Bashkimit Evropian ne fund te nentorit do te duhet te miratojne nje vendim perfundimtar per pezullimin e vizave qe qytetaret e Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi te udhetojne te lire ne hapesiren e Shengenit.

Komisioneri per Drejtesi, Jacques Barrot deklaroi para pak kohesh ne Parlamentin Evropian se Maqedonia i ka plotesuar te gjitha kushtet, ndersa Serbia dhe Mali i Zi kane bere shume perparim ne reformat per pezullimin e vizave.

Top Channel