Pas risise se vene re ne zgjedhjet e fundit per eurodeputete, ku u perfshi edhe emri i biznesmenit nga Saranda Lefter Dhimitri, ne permasa edhe me te medha e te dukshme perseritet kjo dukuri edhe per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare qe do te zhvillohen me 4 tetor ne shtetin fqinj, Greqine.

Duket se emigrantet kane nisur te shihen edhe si zgjedhes tashme ne Greqi, pas njohjes nga ligji vendas te se drejtes per te marre pjese ne votime per ata qe jane pajisur me pasaporta greke.

Dhe secila prej subjekteve politike mendon se me mire se vete figurat qe i perkasin emigracionit, askush tjeter nuk mund t’i marre votat e tyre.

Me kete “llogari” duket se kane hyre ne kete fushate zgjedhore disa nga partite me pretenduese.

Prandaj, sidomos ne kryeqytetin grek, Athine, kane nisur te shfaqen posterat e kandidateve per deputete, te perzgjedhur nga kategoria e emigranteve, me perkatesi etnike greke dhe me popullaritetin e nevojshem ne masen e emigranteve nga Shqiperia.

Ligji mazhoritar qe aplikohet edhe ne keto zgjedhje ne Greqi, ka kerkuar qe ata te zbresin me personalitetin dhe begraundin e tyre ne skakieren e gares zgjedhore.

Zgjedhja me e spikatur duket se eshte bere nga Nea Dhimokratia, e cila ne zonen zgjedhore B te Athines zbret si kandidat per deputet mjeku ortoped shume i njohur nga Saranda, Thoma Milori.

Ne te njejten zone elektorale, ndoshta perballe tij kandidon nje tjeter emer gjithashtu nga jugu shqiptar, ekonomistja Athina Magllara nga Vriseraja e Gjirokastres.

Nje tjeter vajze nga qyteti i Sarandes, Athina Kromidha, fizioterapiste, ka guxuar te kandidoje ne zonen e Pireut.

Top Channel