Policia e Kosoves njofton se nje makine e policise se EULEX eshte sulmuar nga persona te panjohur ne rrugen kryesore Zubin Potok – Brnjak.

Sipas policise incidenti eshte regjistruar mbremjen e kaluar, kur nje patrulle policie po shoqeronte zyrtare te doganave.

Pervec demeve materiale te shkaktuara ne deren e prapme te automjetit te goditur nga nje plumb i shkrepur nga arme zjarri, nuk eshte raportuar per lendime te zyrtareve te EULEX-it.

Policia njofton se ne baze te raporteve te siguruara nga zyrtaret e sulmuar, se paku gjashte deri shtate te shtena nga arme zjarri jane degjuar nga ana e tyre.

Top Channel