Shah, Kasparov mposht serish Karpov

25/09/2009 17:50

Garry Kasparov i jep goditjen e dyte pas 25 viteve rivalit te tij ne shah, Anatoli Karpov.

Shahisti rus, nje nga me te miret qe ka njohur historia e ketij sporti, ka ndalur serish rivalin e tij pas fitores legjendare ne Moske gati cerek shekulli me pare. Rezultati perfundimtar i perballjes eshte 9-3, ndersa takimet u ndoqen nga 129 shtete live nepermjet internetit.

“Takimi i Valencias ishte nje publicitet shume i mire per sportin e shahut”, eshte shprehur Kasparov, ndersa Karpov ka lene te hapur mundesine e revanshit. Kasparov eshte nje nga shahistet me te mire te botes pasi ate nuk ka mundur ta mposhte asnje shahist qe pas shpalljes kampion bote, perjashto ketu vetem kompjuterin “Deep Blue” te IBM-se.

Top Channel