Presidenti kroat Stipe Mesic i ka rikonfirmuar homologut kosovar Fatmir Sejdiu vazhdimin e mbeshtetjes se vendit te tij ndaj Kosoves.

Dy presidentet u takuan ne Nju Jork, ku diskutuan per zhvillimet e fundit ne Ballkan, duke e vene theksin tek ceshtja e liberalizimit te vizave, tek rritja e tregtise mes dy vendeve, si dhe tek siguria.

Nje tjeter ceshtje qe trajtuan dy kreret e shteteve ishte edhe lobimi per njohjen e metejshme te pavaresise se Kosoves, per te cilen Sejdiu ka kerkuar kontributin e Zagrebit.

Top Channel