Gjate qendrimit te tij ne New York, ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni, ka pasur nje takim miqesor edhe me sekretarin e Vatikanit per Marredhenie me Shtetet, kryepeshkopin Dominique Mamberti.

Ne takim, sipas Telegraf, Hyseni ka folur per ato qe ai i quajti arritje ne Kosove, si dhe per standartet kushtetuese dhe ligjore qe garantojne te drejtat dhe lirite e te gjitheve qe jetojne ne Kosove.

Nga ana e tij, Mamberti e ka siguruar ministrin Hyseni se Selia e Shenjte eshte duke i ndjekur nga afer zhvillimet ne dhe rreth Kosoves dhe ka shprehur gatishmerine e tij per te vazhduar dhe intensifikuar komunikimin e ndersjelle.

Top Channel