Krasniqi ne Finlande, takim me Ahtisarin
25/09/2009 15:30
Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi do te zhvilloje javen e ardhshme nje vizite zyrtare ne Finlande, ku do te takohet me autoritetet me te larta te shtetit.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave Krasniqi do te jete ne Helsinki me ftese te homologut te tij, Sauli Niinisto.
Sipas burimeve, kryeparlamentari do te pritet ne takim edhe nga kryeministri finlandez Mati Vanhanen dhe nga ish-presidenti Marti Ahtisari, ish-kryenegociator i ceshtjes se Kosoves.
Top Channel