Kosove, pranga hajdutve bullgare te bankave
25/09/2009 15:45
Policia e Kosoves ka arrestuar sot dy shtetas bullgare, te cilet permes mjeteve te teknologjise se fundit grabitnin para nga bankat e Kosoves.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave dy te arrestuarit jane te lidhur me nje rrjet kriminal qe vepron ne Bullgari.
Per kete arsye, sektori i krimit ekonomik ne PK po bashkepunon me policine bullgare per te zbardhur te gjithe skenarin e krimit.
Burimet shtojne me tej se vjedhjet kane filluar ne vitin 2006 dhe ne shenjester kane qene llogarite bankare te qytetareve amerikane dhe evropiane, ndersa se fundmi edhe ato te qytetareve kosovare.
Top Channel