KE, 103 milione euro ndihme per Kosoven

25/09/2009 16:05

Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosoves kane nenshkruar sot nje marreveshje prej 103 milione eurosh, e cila do te ndihmoje ne zhvillimin social dhe ekonomik te shtetit te ri.

Marreveshja u nenshkrua nga perfaqesuesi i zyres se KE ne Prishtine, Renco Davidi dhe kryeministri Hashim Thaci.

Ky i fundit deklaroi se kjo ndihme do te shkoje per sektoret qe kane prioritet, si gjyqesori, administrata publike, zhvillimi ekonomik dhe shendetesia.

Ndersa zoti Davidi, nga ana e tij tha se kjo ndihme synon permiresimin e jetes se perditshme te popullit te Kosoves.

Top Channel