Jackson: Madonna, e dashuruar me mua
25/09/2009 11:55
Michael Jackson ishte i bindur se Madonna ishte e dashuruar marrezisht pas tij, por ai nuk kishte te njejtat ndjenja pasi ajo “nuk ishte aspak seksi”.
Mbreti i popit u be mik me kengetaren ne fillim te viteve 1990 dhe midis tyre pati disa takime, por Jackson eshte shprehur se ai nuk ka pasur asnje interes romantik tek kengetarja gjate disa bisedave te regjistruar telefonike me mikun e tij Rabbi Shmuley Boteach.
“Mendoj se ajo (Madonna) ka rene ne dashuri me mua, por une nuk ndjeja te njejten gje. Ajo beri shume cmendurira per te me terhequr vemendjen. E dija se nuk kishim shume gjera te perbashketa”, i thoshte Jackson mikut te tij.
Top Channel