Enciklopedia, BDK gjen mbeshtetje per protesten
25/09/2009 16:30
Nisma e partise shqiptare BDK per te protestuar kunder enciklopedise maqedonase, ne te cilen fyhet populli shqiptar, duket se ka gjetur mbeshtetjen e subjekteve te tjera politike, si dhe nje pjese te mire te opinionit publik.
Lajmin e ka bere te ditur vete kryetari i BDK-se, Hysni Shaqiri, i cili ka theksuar se nisma eshte mbeshtetur edhe nga partia shqiptare ne pushtet, BDI.
Shaqiri ka theksuar se kunder nismes nuk eshte as PDSH-ja e Menduh Thacit, por kjo e fundit nuk ka preferuar te marre pjese ne te.
BDK-se do t’i bashkohen edhe shume organizata joqeveritare, te cilat do te vendosin se bashku te henen se kur do te mbahet protesta.
Top Channel