
" /> ">
Barbra Streisand rishfaqet ne skenen muzikore me albumin me te ri te titulluar “Love Is The Answer” qe eshte nje bashkeprodhim me artisten kanadeze te muzikes jazz, Diana Krall.
Kenget e reja te Streisand jane klasike te transformuara ne versione te ndryshme ku prania e Krall u jep shijen e jazz-it. Nuk ngelen jashte as “In The Wee Small Hours Of The Morning” e kenduar per here te pare nga Frank Sinatra si dhe “Smoke Gets In Your Eyes” nga Nat King Cole dhe The Platters.
“Love Is The Answer” del ne versionin standart dhe De Luxe, ku ne kete te fundit ka pjese te orkestres bashke me pianon, baterine dhe basin. Barbra Streisand eshte artistja femer me numrin me te madh te disqeve te shitur me rreth 71 milione kopje. Ajo ka realizuar mbi 60 albume ne 40 vjet karriere.
Top Channel