Kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero ka rikonfirmuar qendrimin e vendit te tij kunder njohjes se pavaresise se Kosoves.

Ne nje prononcim per mediat Zapatero ka theksuar se qeveria spanjolle nuk do ta ndermarre kete hap as kur te kryesoje presidencen e radhes te BE, duke nenvizuar se Spanja ka politika strikte persa u perket njohjeve.

“Nuk eshte korrekte te njihet Kosova, pasi nje vendim i tille do te ishte ne kundershtim me te drejten nderkombetare”, ka pohuar Zapatero.

Spanja eshte nje nga pese vendet e BE qe nuk ka njohur ende pavaresine e Kosoves dhe qe ka terhequr trupat nga ky vend pasi nuk e njeh ate si shtet.

Top Channel