Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, i cili akuzoi pak dite me pare Shkupin se po acaron marredheniet ne Ballkan me enciklopedine e tij, ka deklaruar mbremjen e djeshme se marredheniet mes dy vendeve do te vazhdojne te jene te mira.

Thaci ka theksuar se si Kosova, ashtu edhe Maqedonia kane te perbashket rrugen e integrimeve evropiane, qe eshte edhe objektivi paresor i tyre.

“Te gjitha vendet e rajonit, perfshire Maqedonine, duhet te lene menjane keto mentalitete diskriminuese dhe te perqendrohen tek e ardhmja integruese”, ka deklaruar Thaci.

Diten e djeshme Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonise njoftoi se do te rishikoje pjesen per shqiptaret ne enciklopedine e re.

Top Channel